16/07/2026
Jepet me qira magazinë me zyra në një nga parqet logjistike më të mëdha në Vorë.
Disponohet për qira një objekt industrial me sipërfaqe totale 935 m², i pozicionuar brenda një parku logjistik modern me rreth 35.000 m² magazina dhe 55.000 m² sipërfaqe totale, i projektuar për kompani që kërkojnë standard të lartë operimi, siguri dhe akses të shpejtë.
📍 Pozicion strategjik
• Buzë rrugës dytësore në Vorë
• Akses i menjëhershëm me autostradën Tiranë–Durrës
• Afër Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Portit të Durrësit dhe doganave kryesore
Karakteristikat e objektit
✔ Sipërfaqe totale: 935 m²
• Magazinë: 705 m²
• Zyra moderne në dy nivele: 230 m²
✔ Lartësi e magazinës: 8.4 m
✔ Energji elektrike njëfazore dhe trefazore
✔ Infrastrukturë interneti dhe rrjeti
✔ Dhomë serveri
✔ 4 tualete
✔ Sistem monitorimi dhe sigurie 24/7
✔ Hapësira të dedikuara për ngarkim dhe shkarkim
✔ Hapësira të bollshme parkimi dhe manovrimi për mjete të tonazhit të rëndë
Ky objekt është zgjidhja ideale për:
• Logjistikë dhe distribucion
• Import–eksport
• E-commerce
• Kompani prodhimi
• Farmaceutikë
• Kompani tregtare dhe industriale
Parku logjistik ofron një infrastrukturë profesionale, siguri 24/7, mirëmbajtje të vazhdueshme dhe ambiente të organizuara, duke garantuar kushte optimale për zhvillimin e aktivitetit tuaj.
📞 Për më shumë informacion na kontaktoni ne numrin 067 417 1244