Kulti Shqiptar

Kulti Shqiptar Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kulti Shqiptar, Windsor.
(299)

Në vitin 1937, Shqipëria kishte tashmë linja ajrore të brendshme funksionale. Në atë periudhë operonte kompania italiane...
11/01/2026

Në vitin 1937, Shqipëria kishte tashmë linja ajrore të brendshme funksionale. Në atë periudhë operonte kompania italiane e fluturimeve Ala Littoria, e cila kryente rregullisht fluturime në itinerarin Korçë–Tiranë dhe anasjelltas.

Një biletë origjinale e ruajtur nga ajo kohë tregon se pasagjerja e regjistruar quhej Adelina Kosturi, nga Korça, e cila udhëtonte drejt Tiranës me aeroplan linje – një fakt që sot duket i pabesueshëm për standardet e Shqipërisë së asaj kohe.

Dokumenti dëshmon jo vetëm ekzistencën e transportit ajror të brendshëm në vitet ’30, por edhe një realitet tjetër interesant: pasaporta shqiptare ishte e njohur ndërkombëtarisht, dhe qytetarët shqiptarë mund të lëviznin në shumë shtete pa nevojë për vizë.

Një copëz historie që rrëzon mitin se Shqipëria e asaj kohe ishte e izoluar apo e prapambetur, duke treguar se vendi kishte lidhje ajrore, dokumente të vlefshme ndërkombëtarisht dhe qytetarë që udhëtonin lirshëm.

10/01/2026

Qeveri teknike!

Rrjeti sekret i Sigurimit të Shtetit dhe kategoria “armike” në fund të vitit 1988Në tabelën e mëposhtme paraqiten, sipas...
06/01/2026

Rrjeti sekret i Sigurimit të Shtetit dhe kategoria “armike” në fund të vitit 1988

Në tabelën e mëposhtme paraqiten, sipas rretheve:
1. Rrjeti sekret (agjentët dhe informatorët).
2. Kategoria “armike”, e kategorizuar në: përpunim aktiv 2A, kontroll operativ 2B, përpunim paraprak (PP) dhe kontingjente.

– Siç shihet, në shkallë vendi ishin 1210 agjentë dhe 6708 informatorë, të cilët kishin një shkallë të lartë fiktiviteti.

Nga përpunimet dhe regjistrimet, në shkallë vendi rezultonin:
– 2998 persona që ndiqeshin në 2A
– 12 790 persona në kontroll operativ 2B
– 717 persona në përpunim paraprak (masë e përkohshme)
– 64 702 persona në listën e kontingjenteve. Këta ishin vetëm në lista dhe jo me dosje. Me termin kontingjente kuptoheshin “njerëz të deklasuar, me përbërje dhe qëndrim të keq politik, të infektuar me ideologji reaksionare”.

04/01/2026

28/12/2025

Teatri "Migjeni" - Homazh pë Tefta Tashko Koçon

25/12/2025

Festimi i parë publik i Krishtlindjeve në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, mesha e shenjtë e mbajtur nga Dom Simon Jubani në varrezat e Rrmajt në Shkodër, më 1990, dhe më pas kremtimi në katedralen katolike.

Shqipëri , viti 1970.
17/12/2025

Shqipëri , viti 1970.

16/12/2025

13/12/2025

Shqipëri - Mikpritja, si respektohej miku

12/12/2025

Më 10 dhjetor 1916, Korça mori një hap të guximshëm që vulosi vullnetin për vetëqeverisje dhe liri në një periudhë të vështirë për vendin. Ky akt historik e ktheu qytetin tonë në një simbol te përgjeqësisë, bashkimit dhe vizionit kombëtar

Address

Windsor

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kulti Shqiptar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share