25/08/2026
LAMTUMIRË SHPEJTIM
DO TË MBETESH GJITHMONË NË KUJTIMET TONA!
Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën Shpejtim Sylën.
Shpejtimi ishte pjesë e familjes PEMA dhe prania e tij do të mbetet e gdhendur në kujtimet tona. Çastet e ndara së bashku, buzëqeshjet dhe kujtimet e krijuara gjatë kohës së tij në qendrën tonë do të ruhen me respekt dhe dashamirësi.
Humbja e tij e parakohshme është një dhimbje e madhe për familjen dhe për të gjithë ata që patën mundësinë ta njohin.
Shpejtimin do ta kujtojmë gjithmonë me ngrohtësi.
U prehtë në paqe.