Zyre Kontabiliteti "Pulse Profit Partners"

Zyre Kontabiliteti "Pulse Profit Partners" Pulse Profit Partners -Zyre Kontabiliteti e specializuar, Program e kontabiliteti kompjuterik dhe menaxhim të pasurisë.

Bashkohuni për udhëtimin tuaj drejt suksesit financiar! 💼📈

31/07/2026

Nje analize per qef e inspiruar nga nje reklame e autosallonit

Vlera e makinës: 67,000 €

💶 Pagesa mujore: 1,009 €

📅 Afati i financimit: 84 muaj (7 vite)

✅ Shuma totale e paguar: 84,756 €

📉 Pas 7 vitesh, një makinë e vitit 2023 pritet të ketë një vlerë të përafërt tregu prej rreth 28,500 €

📊 Kjo do të thotë se, nga 84,756 € të paguara, vlera e mbetur e automjetit është rreth 28,500 €, ndërsa kostoja reale e përdorimit (zhvlerësimi + kostoja e financimit) arrin afërsisht 56,256 €.

Numrat tregojnë se, përpara marrjes së një vendimi financiar, është e rëndësishme të analizohet jo vetëm kësti mujor, por edhe kostoja totale dhe vlera që mbetet në fund të periudhës së financimit.

https://www.facebook.com/share/1D9k9skayn/
14/07/2026

https://www.facebook.com/share/1D9k9skayn/

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e banesave, shtëpive ose pronave të tjera, përfshirë edhe përmes platformave elektronike, si Airbnb dhe platforma të tjera të ngjashme, se këto të ardhura duhet të deklarohen dhe i nënshtrohen tatimit në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

ATK, në kuadër të aktiviteteve të saj për identifikimin e ekonomisë joformale, ka
analizuar të dhënat dhe informacionet që disponon dhe ka konstatuar se një numër
personash kanë realizuar të ardhura nga dhënia me qira e pronave, por nuk janë
regjistruar në ATK, nuk kanë deklaruar këto të ardhura dhe nuk kanë përmbushur
detyrimet e tyre tatimore.

Për këtë arsye, ATK u bën thirrje të gjithë personave që realizojnë të ardhura nga
dhënia me qira e pronave dhe që ende nuk i kanë deklaruar ato, që sa më parë t’i
përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre tatimore, duke:

• u pajisur me Numër Fiskal pranë ATK-së, nëse nuk janë të regjistruar;
• deklaruar të ardhurat e realizuara; dhe
• paguar detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

ATK rikujton se disponon informacione, të dhëna dhe prova që mundësojnë identifikimin e personave që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e pronave. Nëse këta persona nuk përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre, ATK do të ndërmarrë veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi, duke përfshirë:

• regjistrimin sipas detyrës zyrtare, kur plotësohen kushtet ligjore;
• vlerësimin e detyrimeve tatimore bazuar në informacionet, të dhënat dhe provat
që disponon;
• ngarkimin e interesave dhe gjobave; si dhe
• ndërmarrjen e masave të tjera administrative dhe ligjore të parashikuara nga
legjislacioni tatimor.

ATK mbetet e përkushtuar në promovimin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve
tatimore dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të të gjithë tatimpaguesve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për informata shtesë lidhur me regjistrimin, deklarimin dhe pagesën e tatimeve,
tatimpaguesit mund të kontaktojnë Administratën Tatimore të Kosovës përmes kanaleve zyrtare të komunikimit ose të vizitojnë zyrat më të afërta të ATK-së.

https://www.facebook.com/share/p/14not8g5ZFe/
03/07/2026

https://www.facebook.com/share/p/14not8g5ZFe/

THIRRJE PUBLIKE – SKEMA E GRANTEVE PËR INOVACION NË TIK
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor - LuxDev, ka lansuar skemën e granteve për inovacion në TIK me një vlerë totale prej 1.16 milionë euro.
Kjo skemë synon të mbështesë Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), si dhe bizneset Start-up, në zhvillimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve inovative në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Përmes kësaj mbështetjeje synohet rritja e konkurrueshmërisë, transformimi digjital dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Afati për aplikim deri më 23.07.2026, ora 24:00
Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F730
Për informacione të detajuara mbi kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, vizitoni faqet zyrtare të MINTI-t dhe KIESA-s:
🔗 https://minti.rks-gov.net
🔗 https://kiesa.rks-gov.net

https://www.facebook.com/share/1B5DkDCPdH/
05/06/2026

https://www.facebook.com/share/1B5DkDCPdH/

Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj.📈

Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar trendin pozitiv të mbledhjes së të hyrave tatimore edhe gjatë pesëmujorit të parë të vitit.

Për periudhën Janar – Maj 2026 janë mbledhur mbi gjysmë miliard euro tatime, respektivisht 517.4 milionë euro.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore shënojnë rritje prej 57 milionë euro, ose 12.4% më shumë.

Rritja e të hyrave tatimore është rezultat i aktiviteteve operative, zgjerimit të e-shërbimeve tatimore, përdorimit të mekanizmave që mbështesin luftimin e ekonomisë joformale, si dhe ngritjes së përgjegjshmërisë brenda autoritetit tatimor.

📢 THIRRJE PËR BIZNESET MIKRO DHE TË VOGLA!Aplikimet për përkrahje financiare nga Ministria e Zhvillimit Rajonal tashmë j...
29/05/2026

📢 THIRRJE PËR BIZNESET MIKRO DHE TË VOGLA!

Aplikimet për përkrahje financiare nga Ministria e Zhvillimit Rajonal tashmë janë hapur për bizneset ekzistuese prodhuese dhe shërbyese. Grantet përfshijnë mbështetje nga 16,000€ deri në 30,000€.

✅ Nëse jeni biznes me qarkullim vjetor nga 10,000€ deri në 300,000€
✅ Nëse dëshironi të investoni në pajisje, teknologji apo zgjerim të aktivitetit
✅ Nëse dëshironi aplikim korrekt dhe profesional

Unë si kontabilist ju ndihmoj me:
✔️ Përgatitjen e dokumentacionit
✔️ Kontrollimin e kritereve të aplikimit
✔️ Përgatitjen e projektit dhe kalkulimeve
✔️ Aplikimin online në platformën e-Kosova

⏳ Afati i aplikimit: deri më 18 Qershor 2026, ora 16:00.

📩 Për konsultim dhe përgatitje të aplikimit, kontaktoni në inbox ose telefon.

https://www.facebook.com/share/1EFVND7eri/
25/05/2026

https://www.facebook.com/share/1EFVND7eri/

Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme.

Këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.

Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat.
Mos paguani cash mbi limitin e lejuar.
Veproni sipas ligjit.

https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-atk-paralajmeron-transaksionet-mbi-2000e-me-individe-nuk-lejohen-te-paguhen-me-para-te-gatshme/

13/05/2026
28/02/2026
10/02/2026

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjitha subjektet biznesore që operojnë në ekonominë online/digjitale se gjatë këtij viti kjo fushë është nën monitorim të veçantë.

Monitorimi do të realizohet duke përdorur metoda dhe mekanizma të avancuar, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e vendeve që e kanë zbatuar me sukses këtë proces. Qëllimi i këtij monitorimi është sigurimi i përputhshmërisë tatimore dhe trajtimi i drejtë i të gjitha aktiviteteve online.

Subjektet që nuk i përmbushin obligimet tatimore do të jenë objekt i veprimeve administrative dhe ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Address

Prizren

Telephone

+38349235462

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyre Kontabiliteti "Pulse Profit Partners" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zyre Kontabiliteti "Pulse Profit Partners":

Shortcuts

Share