20/02/2022
Gjate rruges per ne shtepi, nje njeri i mire shikon nje gjarper i cili renkonte nga dhimbjet. I afrohet me kujdes dhe nga keqardhja per te, e mer me vete ne shtepine e tij. U perkujdes per dite te tera, i dha ushqim, i mjekoi plaget dhe e mbajti ngrohte.
Nje dite ne mengjes, kur njeriu u zgjua nga gjumi, u lumturua shume kur e pa gjarprin te sheruar dhe ne gjendje te mire shendetesore. Iu afrua ta ledhatoje sic kishte bere gjithe keto dite, por gjarpri ne pabesi iu versul dhe e kafshoi me gjithe fuqine e tij.
I shokuar dhe i tronditur, njeriu i gjore e pyet: Pse o gjarper me lendove? Une te mora nga rruga, te mjekova, te strehova ne shtepine time dhe u perkujdesa per dite me radhe per ty? Pse me zgjenjeve?
Gjarpri i krekosur dhe krenar per ate beri, ia ktheu: Pse cuditesh kaq o njeri naiv? Kur me more ne shtepi, ti e dije qe une isha gjarper.
Nuk isha une qe te zhgenjeva ty, ishte ti qe zhgenjeve veten duke menduar se nje gjarper mund te ndryshoje!
Mësimi:
Kujdes kujt i beson, kujdes ke fut ne shtepine tende dhe mbi te gjitha kujdes ke fut ne jeten tende. Bej cte duash, sillu si te duash, gjarpri do beje ate qe ben nje gjarper.