07/08/2026
Jepet T**e me % për Zhvillim Rezidencial – Shëngjin
Disponohet 10.000 m² truall në zonën e Shëngjinit, i destinuar për zhvillimin e një kompleksi modern banimi.
Aktualisht projekti është në fazë përgatitore, në bashkëpunim me një studio projektimi në Tiranë, për hartimin e projektit dhe ndjekjen e procedurave për miratimin e lejes së zhvillimit dhe ndërtimit.
Parashikohet një intensitet ndërtimi deri në 4.5, me potencial ndërtimi mbi tokë rreth 45.000 m², si dhe sipërfaqe parkimi nëntokësor sipas zgjidhjes përfundimtare të projektit.
Prona ofrohet për zhvillim me kontratë sipërmarrjeje (bashkëpunim me përqindje) dhe është e përshtatshme për kompani ndërtimi me eksperiencë në zhvillimin e projekteve rezidenciale.