04/06/2026
🕋 *018. EL KEHF*
*3. Në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë.*
────────────────────────────
📜 - “Të drejtë (e pa kundërthënie), për të paralajmëruar një dënim të rëndë prej Tij (për jobesimtarët) ...” - Për të paralajmëruar të gjithë ata të cilët e refuzojnë, se Allahu i Madhëruar ka përgatitur për ta një ndëshkim të madh, në dynja dhe në ahiret. Gjithashtu, ky libër u zbrit:
- “... e për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm (Xhenetin) ...” - Këta janë ata të cilët e vërtetojnë imanin me punët e tyre të mira. Ai i përgëzon këta se: do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm. Ata do të kenë një shpërblim të madh, lumturues e të pashembullt, dhuruar prej Allahut të Madhëruar.
- “Në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë.” - Në këtë shpërblim të madh, që do t’u dhurojë Zoti dhe në Xhenetet që Ai ka përgatitur për ta, ata do të qëndrojnë përjetësisht. Kjo mirësi nuk do t’u largohet kurrë dhe ata nuk do të largohen kurrë prej saj. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: