24/09/2026
Në 21 Shtator 2026 🗓️ prezantoi gjetjet e Vrojtimit Bazë të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme 2026, matja e parë sistematike kombëtare që analizon strukturën, sfidat dhe prioritetet e reformës në këtë profesion.
Analiza mbulon shtatë dimensione: profilin e profesionit, informalitetin, vetërregullimin, kuadrin ligjor dhe efektet e tij të perceptuara, integritetin dhe ekspozimin ndaj korrupsionit, pajtueshmërinë AML/CFT dhe prioritetet e reformës.
Gjetjet kryesore e Vrojtimi Bazë 2026:
📌 Rreth 9 në 10 agjenci të përfaqësuara në vrojtim janë të licencuara, por vetëm rreth 4 në 10 agjentë që veprojnë realisht në treg vlerësohen si plotësisht të formalizuar.
📌 3 nga 4 të anketuar identifikojnë konkurrencën e pandershme si shkakun kryesor të informalitetit.
📌 Rreth 3 nga 4 profesionistë njohin Ligjin nr. 9/2022. Megjithatë, vetëm rreth 3 në 10 e konsiderojnë atë realisht të zbatueshëm në praktikë.
📌 Gati 6 në 10 të anketuar konstatojnë, një lloj përmirësimi gjatë viteve të fundit, por vetëm rreth 2 në 10 shohin ndryshime të qarta dhe të prekshme.
📌 Sektori nuk kundërshton kontrollet apo sanksionet. Përkundrazi, rreth 6 në 10 profesionistë kërkojnë forcim të kontrolleve ndaj operatorëve informalë. Por përgjigjja e tyre është e qartë: zbatimi duhet të nisë me transparencën, standardizimin dhe identifikimin e qartë të operatorëve të ligjshëm.
📌 Mbështetja për vetërregullimin është veçanërisht e lartë. Pothuajse të gjithë të anketuarit mbështesin një kod etik të detyrueshëm, ndërsa rreth 7 në 10 shprehin gatishmëri për krijimin e një Dhome Kombëtare të Profesionit të Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme.
Ky raport nuk është kundër reformës; është një thirrje për ta çuar reformën deri në fund. Ligji i miratuar ka vendosur standardin, por tregu ende nuk funksionon plotësisht sipas atij standardi. Distanca mes ligjit dhe realitetit është pikërisht hapësira ku duhet të përqendrohen institucionet, profesioni dhe partnerët e tij.
nuk kërkon privilegj. Kërkon një treg ku profesionisti i licencuar, i trajnuar dhe i përgjegjshëm të mos konkurrohet nga informaliteti. Publikimi i këtyre të dhënave është një akt transparence: sektori po pranon problemet e tij dhe po paraqet zgjidhje të matshme për t’i adresuar ato. Ky është ndryshimi mes një shoqate që mbron një sektor dhe një shoqate që e drejton atë. zgjodhi të dytën, dhe do të matet publikisht kundrejt dhjetë indikatorëve deri në vitin 2030.
paraqiti dhe 15 rekomandime për reforma dhe 10 indikatorë monitorimi deri në vitin 2030.
Vrojtimi Bazë 2026 dhe Policy Brief-i janë hartuar nga Dr. Zef Preci në kuadër të Projekti “Nga Vlerësimi te Advokimi: Forcimi i Profesionit të Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme dhe Kuadrit Rregullator në Shqipëri”, i cili zbatohet nga dhe financohet nga Center for International Private Enterprise, Washington, D.C.
Edval Zoto, PhD, CFE, CAMS, NPP , IOM