Billion G&G Employ Group

Billion G&G Employ Group "Billion Employ" është agjenci punësimi dhe rekrutimi për të tretë. Ne ofrojmë shërbim profesional dhe kujdesemi për të zgjedhur më të mirin për vendet e punës.

Ju mund te beni gjithmone marreveshjen me te mire!Mirmengjes nga .real.estate
20/06/2020

Ju mund te beni gjithmone marreveshjen me te mire!
Mirmengjes nga .real.estate

Kërkohet 1 mjek anestezist për një qendër spitalore në Gjermani .Njohja e gjuhës gjermane në nivelin B2 deri C1 si dhe p...
02/06/2020

Kërkohet 1 mjek anestezist për një qendër spitalore në Gjermani .

Njohja e gjuhës gjermane në nivelin B2 deri C1 si dhe përvoja e punës është domosdoshmëri.

Shënim: Intervista do të zhvillohet në gjermanisht

Dergoni Cv ne [email protected]

Fakti që jeni përzgjedhur për intervistë do të thotë se punëdhënësit tashmë i ka lënë shumë përshtypje CV-ja juaj saqë d...
02/06/2020

Fakti që jeni përzgjedhur për intervistë do të thotë se punëdhënësit tashmë i ka lënë shumë përshtypje CV-ja juaj saqë dëshiron tju takojë. Ajo çfarë ju duhet të bëni është ta kaloni me sukses dhe këtë fazë që puna të bëhet e juaja. Mirëpo që një gjë e tillë të ndodhë duhet që të respektoni disa rregulla gjatë intervistës si, qëndrimi korrekt, buzeqeshja, arritja në kohë, të dëgjuarit aktiv etj. Nga studimet është vënë re se edhe pse të intervistuarit i respektojnë rregullat e lartpërmendura, përsëri ata bëjnë disa gabime që iu kushtojnë humbjen e punës. Më poshtë listohen 6 prej këtyre:

Mungesa e informacionit për kompaninë apo pozicionin e punës – Ajo çfarë punëdhënësit duan janë njerëy entuziastë dhe që marrin përsipër iniciativa. Mëyra më e mire për ta treguar këtë është të bëni kërkime paraprake dhe të vini të përgatitur.
E folura me klishe – “Unë jam perfeksionist në atë që bëj”, “Unë punoj jashtë zakonisht shumë” dhe shprehje të tilla si këto janë shumë të dëgjuara nga punëdhënësit. Ajo çfarë ju duhet të bëni është të jepni përgjigje reale dhe të tregoni gjëra që vërtetë tregojnë diçka për veten tuaj.
Gënjeshtrat– Jini realist si në gjërat që keni shkruar në CV ashtu edhe në gjërat që thoni gjatë intervistës në mënyrë që të krijoni një profil të vërtetë të asaj se çfarë ju jeni.
E folura keq për punëdhënësin apo kolegët e mëparshëm – Mos flisni gjëra negative për të tjerët edhe nëse ata e meritojnë këtë. Një gjë e tillë ju bën të dukeni fëmijërorë dhe mendje ngushtë dhe askush nuk dëshiron t’i punësojë persona të tillë.
Mos bërja e pyetjeve – Në një moment intervistuesi pyet “Keni ndonjë pyetje?” dhe ju asnjëherë nuk duhet t’i pergjigjeni me jo kësaj pyetjeje. Fakti që nuk bëni pyetje tregon një mungesë interesi dhe entuziazmi. Ju duhet të jini kuriozë mbi organizatën, mbi pozicionin e punës si edhe për kulturën e kompanisë.
E folura në telefon gjatë intervistës – Totalisht e papranueshme!

Çfarë të vishni në një intervistë pune, Këshilla ekspertësh për çdo industri.Na pëlqen ose jo, moda ka rëndësi kur duhet...
01/06/2020

Çfarë të vishni në një intervistë pune, Këshilla ekspertësh për çdo industri.

Na pëlqen ose jo, moda ka rëndësi kur duhet që të ndiqni punën e ëndrrave tuaja. Kur vendosni çfarë të vishni në një intervistë pune, duhet t’i përshtateni kulturës së kompanisë – por gjithashtu edhe të dilni nga tradicionalja – dhe alternimi i të dyjave mund të jetë një sfidë. Në ditët e sotme, edhe kompanitë më strikte kanë ndryshuar disi kodin e veshjes për t’ju përshtatur ekonomisë konkurruese, por ajo që është e përshtatshme varion nga industria në industri – dhe përveç faktit që do të na pëlqente që rezymeja jonë të fliste më shumë se fundi i ngushtë, ajo që vishni gjatë intervistës së punës mbetet e rëndësishme.

“Përshtypja e parë është thelbësore. Veshja është gjëja e parë që njerëzit shohin, përpara se të filloni të flisni,” thotë Barry Drexler, themeluesi i Expert Interview Coach. “Kujdesuni për paraqitjen tuaj sepse punëdhënësit ende nuk ju njohin.”

://blog.duapune.com/2017/02/cfare-te-vishni-ne-nje-interviste-pune-keshilla-ekspertesh-per-cdo-industri/

Kerkohet nje mjek/e psikiatre per femije per punesim ne Gjermani !Aftesite e kerkuara1. Te zoteroj gjuhen gjermane2.Te k...
30/05/2020

Kerkohet nje mjek/e psikiatre per femije per punesim ne Gjermani !

Aftesite e kerkuara

1. Te zoteroj gjuhen gjermane
2.Te kete eksperience pune ne profesionin e kerkuar

Dergoni CV tuaj ne [email protected] / 0692048882

INXHINIER ZBATIMI NE OBJEKTE ( TE ZOTEROJ LICENCE)DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:• Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë doku...
29/05/2020

INXHINIER ZBATIMI NE OBJEKTE ( TE ZOTEROJ LICENCE)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

• Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
• Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve në fuqi.
• Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
• Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
• Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

· Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi për përmbushjen e detyrës në kohë dhe me cilësi;
· Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
· Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
· Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
· Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT etj.)

Dergoni CV ne [email protected]
Cel. : 0692048882

Kerkohet nje agjent klientele (gjen kliente, mban marredhenie me kliente), per nje studio avokatie. Nuk kerkohet diploma...
28/05/2020

Kerkohet nje agjent klientele (gjen kliente, mban marredhenie me kliente), per nje studio avokatie. Nuk kerkohet diploma juridike, por fleksibilitet, aftesi te spikatura ne PR dhe natyre e besueshme, konfidenciale.
Dergoni Cv tuaj ne [email protected]
0692048882

VEND I LIRË PUNE PËR INXHINIER ZBATIMIDETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:• Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas pro...
26/05/2020

VEND I LIRË PUNE PËR INXHINIER ZBATIMI

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

• Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
• Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
• Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve në fuqi.
• Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
• Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
• Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta
• Përgatitjen e “snagging list” ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjese e procesit të kolaudimit
• Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes.
• Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes
• Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier.
• Koordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
• Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore.
• Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse

EDUKIMI:

Të zotërojë diplomë universitare në degën “Inxhinieri ndërtimi”
Te zoteroje Licence ne zbatim

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

· Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi për përmbushjen e detyrës në kohë dhe me cilësi;
· Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
· Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
· Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
· Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT etj.)
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
· Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune të ngjashme;
· Njohuri të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënë avantazh).
·
Dergoni CV ne [email protected]
Cel. : 0692048882

Kërkohet një Avokat për një zyrë avokatie në Tiranë.Kualifikimet e kërkuara:1. Të ketë mbaruar studimet për Drejtësi me ...
26/05/2020

Kërkohet një Avokat për një zyrë avokatie në Tiranë.

Kualifikimet e kërkuara:
1. Të ketë mbaruar studimet për Drejtësi me rezultate të larta.
2. Të ketë 1 vit eksperiencë pune si avokat.
3. Njohja e gjuhëve të huaja.
4. Të ketë aftësi të larta profesionale
5. Të jetë i shkathët dhe i aftë për të punuar duke respektuar afatet e kërkuara.
6. Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja.

Pozicioni i punës lidhet me ndjekjen e proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative; përfaqësim në institucionet publike e prokurori për interes të palëve dhe ofrimin e konsulencës juridike.
Ofrohen kushte shumë të mira pune dhe pagë e kënaqshme.

Jeni të mirëpritur të dërgoni CV tuaja në adresën tonë [email protected]
Tel.0692048882

MENAXHER EKSPORTIDETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË- Përfaqëson Shoqërinë tek , klientët jashtë vendit dhe bashkëpunon me furnito...
26/05/2020

MENAXHER EKSPORTI
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Përfaqëson Shoqërinë tek , klientët jashtë vendit dhe bashkëpunon me furnitorët e huaj
- Bashkëpunon me klientet vendit, merr informacion për tregun e produkteve, prezencen, kanalet e tregtimit, organizimin e sh*tjes, , kapacitetet logjistike per vitin dhe periudha 3 ose 4 mujore.
- Merr informacion dhe verifikon zbatimin e planit të marketingut
- Bashkëpunon me Departamentin e Financës për kryerjen në kohë të pagesave nga palët gjatë import – eksportit të mallrave.
- Kerkon informacion periodik për furnizimin,sh*tjet dhe gjithë problematikat nga klientet në vendet e rajonit.
- Te mbaje marredhenie te mire me klientet ekzistues dhe te sjelle klient te rinj !

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi:
Arsim i Larte (Preferohet Ekonomik/Menaxhim Biznesi).

Eksperiencë Pune:
Minimalisht 5 vite ne pozicione te ngjashme.

Aftësi:
- Te zoteroje shume mire gjuhen angleze, ne te shkruar dhe komunikim, gjuhet e tjera jane avantazh- Te kete aftesi menaxhuese, negociuese dhe te njohe marredheniet nderkombetare ne biznes.
- Te jete i gatshem per udhetime jashte vendit ne cdo kohe.- Vendbanimi ne Tirane

Te interesuarit te dergojne CV ne adresen [email protected] tel/ 0692048882

Cel. : 0692048882

PUNESIM ne GJERMANI Kerkohen 3 mjeke per punesim ne Gjermani me eksperienc pune perkatesisht.1. mjeke psikiater per femi...
25/05/2020

PUNESIM ne GJERMANI
Kerkohen 3 mjeke per punesim ne Gjermani me eksperienc pune perkatesisht.
1. mjeke psikiater per femije
2.mjeke i pergjithshem per femije
3. mjeke i pergjithshem per anestezi .

Aftesite
1.Te kete perfunduar aresimin perkates ne nje nga deget e mjekesise te permendura me siper.
2. Te zoteroj ne nivel mestar gjuhen Gjermane dhe Angleze .
3. eksperienca e punes perben avantazh

Per detaje me te rendesishme derdoni CV ne adresen tone te email [email protected] ose kontaktoni ne numrin e tel 0692048882

KERKOHET MAGAZINIERKërkesat e profilit1.Mundesi per te zhvendosur, organizuar dhe rregjistruar artikuj.2.Lehtesi ne perg...
25/05/2020

KERKOHET MAGAZINIER

Kërkesat e profilit

1.Mundesi per te zhvendosur, organizuar dhe rregjistruar artikuj.
2.Lehtesi ne pergatitjen e inventarit te vazhdueshem te produkteve ne sistem.
3.Parashikimi ne kohe i porositjes se materialeve te furnitoret.
4.Pergatitje e materialeve per ne dyqane dhe magazinat e tjera perkatese per kliente sipas kerkesave te ndryshme te firmes
5.Marrja dhe dergesa e furnizimeve te mallrave, rregjistrimi dhe inventarizimi i rregullt ne sistem ne cdo kohe.
6.Mbajtja paster dhe rregullt e ambjentit te punes.
7.Raportimi i te dhenave te ekonomisti dhe financieri, dhe bashkepunimi me stafin menaxhues.
8.Operimi dhe mirembajtja e rregullt e pajisjeve te magazinuara.
9.Zbatimi i rregullores se Magazines Qendrore, dhe rakordimi i vazhdueshem me pikat e tjera te firmes.

Kualifikimi, Aftesite dhe Eksperienca e aplikantit:

Te kete perfunduar shkollen e larte ekonomike, te kete njohuri ne programet ekonomike si Alpha ose Financa 5.
Njohes i programeve kryesore kompjuterike Microsoft Office.
Eksperience e meparshme ne mbajtjen e magazines me fatura manulaisht dhe rregjistrimi ne sistem.
Aftesi te mira organizative dhe menaxhimi te lendeve te para, produkteve gjysem/gatshme dhe ambalazheve.
Aftesi te shkelqyera komunikuese me klientet, furnitoret dhe stafin.

Dergoni Cv ne [email protected] Tel 0692048882

Address

Rruga "Donika Kastrioti", Përballë Ambasadës Së Kosovës
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355692048882

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Billion G&G Employ Group posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Billion G&G Employ Group:

Share

Category