16/03/2026
Në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Tiranës, pranë Liqenit Artificial, ofrohet për sh*tje ky apartament 3+1 ekskluziv në rezidencën prestigjioze Lake View.
Apartamenti karakterizohet nga një organizim funksional dhe shumë i menduar mirë, me korridor shpërndarës që ofron privatësi dhe akses të lehtë në çdo ambient të shtëpisë.
Përbëhet nga:
3 dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale disponon tualet privat
1 tualet dite
Ambient lavanderie
Hapësira të bollshme dhe ndriçim natyral
Arredimi është luksoz dhe i kuruar në çdo detaj, me investim cilësor dhe zgjedhje premium materialesh, duke e bërë apartamentin gati për banim ose një mundësi ideale investimi.
Rezidenca ofron qetësi, siguri dhe cilësi jetese të lartë, ndërsa vendndodhja është një nga pikat më të forta:
Vetëm pak minuta nga Liqeni Artificial
Afër fushave sportive, zonave rekreative dhe shëtitoreve
Akses i shpejtë në restorante, shkolla, kopshte dhe shërbime të përditshme
🚗 Post parkimi i disponueshëm me çmim ekstra: 50,000 €
Një pronë ideale për ata që kërkojnë komoditet, stil, natyrë dhe prestigj, në një nga rezidencat më të preferuara të kryeqytetit.