12/06/2026
LEADERSHIP 𝗕𝗨𝗦𝗜𝗡𝗘𝗦𝗦 𝗠𝗔𝗦𝗧𝗘𝗥𝗖𝗟𝗔𝗦𝗦
Trajnim Intensiv 2 ditor: Bazat e Suksesit në Biznes dhe Zhvillim Profesional
Ky trajnim është konceptuar për individë që dëshirojnë të ndërtojnë një kuptim të qartë dhe praktik të disiplinave më të rëndësishme për suksesin në botën e biznesit. Gjatë 6 orëve të trajnimit, pjesëmarrësit do të njihen me 6 shtyllat themelore të biznesit, duke përfituar njohuri të aplikueshme menjëherë në aktivitetin e tyre profesional.
Programi është i ndarë në 6 module, me nga 1 orë për secilën temë:
𝗭𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗣𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮𝗹
Si të ndërtoni disiplinë, vetëbesim dhe një mentalitet të orientuar drejt rezultateve, duke menaxhuar më mirë kohën, energjinë dhe presionin e përditshëm të vendimmarrjes, në funksion të maksimizimit të arritjeve.
𝗦𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗮
Si të identifikoni mundësi reale biznesi, të vlerësoni potencialin e tyre në treg dhe të shmangni gabimet më të zakonshme që pengojnë rritjen në fazat e para të një biznesi.
𝗠𝗲𝗻𝗮𝘅𝗵𝗶𝗺𝗶
Si të organizoni ekipet, proceset dhe prioritetet në mënyrë që biznesi të funksionojë më me efikasitet dhe të mos varet nga prania e vazhdueshme e drejtuesit.
𝗦𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲𝗴𝗷𝗶𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗠𝗮𝗿𝗸𝗲𝘁𝗶𝗻𝗴𝘂𝘁
Si të kuptoni klientin ideal, të ndërtoni një pozicionim të qartë në treg dhe të krijoni strategji marketingu që gjenerojnë vëmendje, besim dhe kërkesë për produktin ose shërbimin tuaj.
𝗦𝗵𝗶𝘁𝗷𝗲𝘁
Si të zhvilloni një proces efektiv sh*tjeje, të trajtoni kundërshtimet e klientëve dhe të rrisni normën e konvertimit pa përdorur teknika agresive apo presion të panevojshëm.
𝗟𝗶𝗱𝗲𝗿𝘀𝗵𝗶𝗽𝗶 𝗻𝗲̈ 𝗕𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀
Si të frymëzoni, motivoni dhe drejtoni ekipet drejt objektivave të përbashkëta, duke ndërtuar një kulturë pune që nxit përgjegjshmëri, bashkëpunim dhe performancë të lartë.
𝟮𝟵 𝗱𝗵𝗲 𝟯𝟬 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿
17:00-20:00
𝗩𝗹𝗲𝗿𝗮 𝗲 𝘁𝗿𝗮𝗷𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁: 99€
𝗘𝗮𝗿𝗹𝘆 𝗯𝗶𝗿𝗱: 30% ulje deri më datë 21 qershor: 70€
Në fund të trajnimit pajisjeni me certifikatë.
𝗞𝗼𝗻𝘁𝗮𝗸𝘁 : +355 69 705 3333