Përse është zgjedhur emri PROVIDUS:
Providus është fjalë që vjen nga latinishtja e do të thotë: Largpamës, i mençur, i kujdesshëm, i arsyeshëm, dhe i matur të cilat janë të integruara tek ekipi drejtues. Gjithashtu Providus përbëhët nga tre fjalë të cilat janë tregues kryesor të objektivave të vetë agjencisë:
Pro – Profesionalizëm
Vi- Vizion
Dus- Domus (latinisht)- Shtëpi
“PROVIDUS”
Është nj
ë agjenci e cila punon në tregun e pasurive të paluajtshme. U themelua mbi bazën e përvojës së fituar në terren nga drejtuesi i saj dhe operatorët, të cilët, punojnë së bashku për të ndihmuar klientët në procesin delikat të sh*tjes, të blerjes dhe të dhënies me qira të pronës. Falë njohjes dhe përvojës së fituar në këtë fushë me firmat e mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare, ne mund të ndjekim me sukses qëllimin tonë të përbashkët, për t’iu ofruar klientëve një shërbim cilësor dhe profesional. Agjencia jonë, përmes teknologjisë së përparuar, mundëson shkëmbimin e informacionit, në mënyrë që të sigurojë një përgjigje sa më të shpejtë për çdo nevojë dhe një përputhje sa më të afërt të kërkesave me ofertat.
-Përse të mbështeteni tek Providus për pasuritë e paluajtshme? Sepse ne, jo vetëm ju ofrojmë shërbimin më të mirë, por gjithashtu ofrojmë çmimet më konkurruese në tregun e pasurive të paluajtshme. Shërbimi i plotë, profesionalizmi, cilësia dhe shpejtesia janë prioritetet e filozofisë sonë të përbashkët, të cilat sjellin një shërbim të personalizuar, të ndërtuar rreth nevojave të secilit klient, ku do t’i caktohet njëri nga ekspertët tanë, për një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të besueshme për të dy palët. Bashkëpunimet tona:
Partneritet me banka për t’u mundësuar klientëve tanë, kredi me interesa lehtësuese. Partneritet me ekspertë të vlerësimit të pasurive të paluajtshme. Agjencia jonë ndërmjetëson:
Sh*t-blerjen e apartamenteve të rinj, të përfunduar dhe të apartamenteve ekzistues. Prenotimin e apartamenteve të rinj. Dhënien me qira të apartamenteve dhe të vilave, për banim dhe zyra. Sh*t-blerjen e trojeve përgjatë autostradës Tiranë – Durrës dhe përgjatë rrugës kombëtare Tirane – Ndroq. Sh*t-blerjen apo dhënien me qira të dyqaneve, lokaleve, magazinave, etj. Ne shpresojmë që kjo faqe t’ju japë përgjigjet pyetjeve tuaja dhe lutemi të jeni të lirë të na kontaktoni menjëherë, nëse kërkoni informacion më të gjerë.