29/10/2026
🏗️ Progeen përfundon punimet e fazës së parkimeve në godinën R14, projekti Riverpark
Progeen përfundoi fazën e punimeve të parkimit në godinën R14, pjesë e projektit “Riverpark” në rrugën “Sokrat Miho” në Bulevardin e Kasharit në Tiranë. 📍
✅ Finalizimi i hapësirave të parkimit është etapa e radhës pas realizimit me cilësi dhe brenda afateve të fazave të gërmimit dhe betonimit të pllakës së themelit.
📅 Afati i dorëzimit për godinën R14 është viti 2028. Paralelisht po punohet edhe për godinën tjetër të banimit, R15, si pjesë e fazës së parë.
🏡 Çdo metër katror që ndërtojmë mban garancinë e Progeen për cilësinë e punimeve, dorëzimin në kohë dhe pajisjen me certifikatën e pronësisë. Si pjesë e këtij angazhimi, në faqen e internetit të Progeen, klientët do të gjejnë informacion periodik të përditësuar mbi ecurinë dhe fazat e punimeve, të shoqëruar me pamje nga kantieri.
🌳 Dy godinat e banimit, R14 dhe R15, do të ofrojnë jetesë të qetë dhe komode falë hapësirave të gjelbra, parqeve dhe terreneve sportive që përmban masterplani i kompleksit. Përmes akseve pedonale dhe korridoreve të gjelbra, këto dy godina lidhen me Qendrën Polifunksionale, e cila do të bëhet epiqendra e zonës me ambiente biznesi e shërbimi, për të plotësuar të gjitha nevojat e komunitetit në një adresë të vetme.
🔗 Mëso më shumë: www.riverpark.progeen.com