Burimi i Lajmit

Burimi i Lajmit Burimi i Lajmit : Eshte një portal që informon nga Burimi i Lajmit

Zbatimi i të Drejtës për Informim në Institucionet Publike Mbetet Problematik Një monitorim i fundit i kryer nga Institu...
22/10/2025

Zbatimi i të Drejtës për Informim në Institucionet Publike Mbetet Problematik
Një monitorim i fundit i kryer nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, tregon se zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit në institucionet publike vazhdon të jetë i pjesshëm dhe i pabarabartë.
Në kuadër të këtij monitorimi, ISHM dërgoi 145 kërkesa për informacion pranë institucioneve të ndryshme të qeverisë qendrore. Nga këto, vetëm 90 kërkesa morën përgjigje, ndërsa 55 kërkesa – ose 38% e totalit – mbetën pa përgjigje apo u refuzuan. Kjo përqindje e lartë e mosreagimit tregon një nivel të konsiderueshëm të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore për transparencë. Testimi u realizua përmes dy grupeve të aplikantëve: gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë (studentë, aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile). Rezultatet tregojnë se gazetarët kanë një nivel më të lartë suksesi në marrjen e përgjigjeve – vetëm 29% e kërkesave të tyre janë refuzuar, ndërsa në grupin e qytetarëve kjo shifër arrin në 49%. Nga të gjitha kërkesat e dërguara, 15% morën përgjigje të plota, ndërsa 26% përgjigje të pjesshme. Në shumë raste, institucionet janë mjaftuar me informacione të përgjithshme, pa dhënë dokumentet specifike të kërkuara – veçanërisht kur kërkuesit ishin gazetarë.
Në lidhje me afatin e kthimit të përgjigjeve, situata paraqitet disi më pozitive. 73% e përgjigjeve janë dhënë brenda 10 ditëve, ndërsa 50% brenda 5 ditëve, dhe në dy raste përgjigja është dhënë në të njëjtën ditë. Megjithatë, 22% e kërkesave kanë marrë përgjigje pas më shumë se 15 ditësh. Ndarja sipas kategorive tregon se gazetarët jo vetëm marrin përgjigje më shpesh, por edhe më shpejt: 31% e tyre morën përgjigje brenda pesë ditëve, kundrejt 15% të qytetarëve. Kjo tendencë konfirmon se institucionet vijojnë të jenë më të hapura ndaj kërkesave që vijnë nga media sesa ndaj atyre të qytetarëve të zakonshëm. Të gjitha kërkesat u dërguan përmes e-mailit, një procedurë që tashmë është bërë rutinë dhe nuk ka hasur vështirësi teknike. Sipas pjesëmarrësve në testim, institucionet e pavarura dhe ato të reja të drejtësisë janë treguar më korrekte në përgjigjet e tyre, ndërsa disa ministri vijojnë të kenë problematika në respektimin e afateve dhe dhënien e informacionit të plotë. Instituti Shqiptar i Medias thekson se ky testim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur transparencën institucionale dhe zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, një instrument thelbësor për llogaridhënie dhe pjesëmarrje qytetare.

04/08/2024

Temperaturat e tokës në pjesë të mëdha të shtresave të akullit të Antarktidës u rritën mesatarisht 10 gradë mbi normalen në korrik. Ndërsa temperaturat mbeten...

04/08/2024

Dashi Mund të përjetoni pasion dhe intensitet më të madh në marrëdhëniet e dashurisë. Në planin e punës, mund të arrini rezultate pozitive për shkak...

04/08/2024

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash....

01/08/2024

Dy anijet termocentral të kontraktuara nga qeveria shqiptare gjatë krizës së energjisë në vitin 2022 dhe të pa vëna në punë asnjë ditë, me përjashtim...

01/08/2024

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Të enjten pritet një fillim jave premtues. Nuk mungojnë mundësitë, shfrytëzojini plotësisht ato, falë një tabloje...

01/08/2024

Edhe këtë të enjte, ashtu si këto ditët e fundit vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të...

29/07/2024

Kishte kohe qe mardheniet e kapitenit Valentino Murataj per arsye te paarsyeshme ishn me shume se te ftohta me ekipin dhe ja ku erdhi momenti...

29/07/2024

…. Nazario ishte futbollisti më i ri që ngriti Topin e Artë ndonjëherë në moshën 21-vjeçare Rekordi ende nuk është thyer, Ai është El Fenomeno...

Address

Rruga E Elbasanit
Tirana
TIRANE

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Burimi i Lajmit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category