31/10/2026
Apartament Premium 3+1+2 + Depo në Sh*tje | Sunrise Residence, TEG
Në një prej rezidencave më të kërkuara të kryeqytetit, Sunrise Residence, prezantohet për sh*tje një apartament elegant 3+1+2+depo, ku arkitektura bashkëkohore, mobilimi i përzgjedhur dhe cilësia e punimeve krijojnë një ambient të harmonizuar jetese.
I pozicionuar në katin e tretë të një godine me vetëm 4 kate, apartamenti disponon 155.10 m² sipërfaqe neto dhe 174.90 m² sipërfaqe bruto. Prona është projektuar me arkitekt dhe realizuar përmes një investimi të kujdesshëm në çdo detaj, duke ndërthurur estetikën moderne me funksionalitetin dhe komoditetin e përditshëm.
* Ambient ndenjeje elegant dhe i bollshëm.
* Kuzhinë e veçuar.
* Tre dhoma gjumi me organizim funksional.
* Dy tualete, te pajisur me ngrohje në dysheme.
* Ambient i dedikuar për depo.
* Dy ballkone që plotësojnë hapësirat e apartamentit.
Detaje dhe specifikime:
* Mobilim modern dhe cilësor.
* Parket druri.
* Sistem kondicionimi Daikin në çdo ambient.
* Tavane të varura me ndriçim të integruar dhe spote.
* Punime dekorative murale dhe elemente estetike të personalizuara.
* Vetrata termike / akustike
* Sistem kapot
* Ashensor Schindler
* Përfundime cilësore dhe investim i realizuar me vëmendje të veçantë ndaj detajeve.
Sunrise Residence – Një standard i veçantë jetese
Rezidenca ofron një koncept të mirëorganizuar banimi, me siguri 24-orëshe, administrim dhe mirëmbajtje të dedikuar, pishinë të përbashkët, hapësira të gjelbra dhe ambiente rekreative. E rrethuar nga gjelbërimi dhe larg zhurmës së qytetit, ajo krijon një atmosferë të qetë dhe private, duke ruajtur njëkohësisht aksesin e shpejtë në infrastrukturën dhe shërbimet kryesore.
Vendndodhja është një tjetër avantazh i rëndësishëm, vetëm pak minuta nga TEG, Tirana International School dhe Akademia Botërore e Tiranës.
Informacion mbi pronën:
* Tipologjia: 3+1+2 + depo
* Sipërfaqe neto: 155.10 m²
* Sipërfaqe bruto: 174.90 m²
* Kati: 3
* Gjendja: Totalisht i mobiluar
* Planimetri e rregullt
* Dokumentacioni: Certifikatë pronësie
* Mundësi blerjeje me kredi bankare
** Post