Quiet Lake është vëndi ku do të shijoni natyrën ekskluzive, me pamje impresionuese të liqenit të Farkës dhe vargmalit të Dajtit, e duke pasur njëkohësisht komoditetin e të jetuarit vetëm pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit.
Është çelësi që do t´ju lejojë të ekuilibroni nevojat profesionale me ato personale, duke ju ofruar një rezidencë sipas shijeve tuaja, vetëm 10 minuta nga qendra e Tiranë
s. Në një vendodhje të pakrahasueshme, fare prane me Liqenin e Farkes, është krijuar një hapësirë rezidenciale e nivelit të lartë, ku vilat janë dizenjuar me qëllimin për të krijuar hapësirën më të mirë për të jetuar, komode e me stil koherent, me hapësira të bollshme ,të ndriçuara, e me materialet më të mira e bashkëkohore. Një nga rezidencat private më ekskluzive në Shqipëri, Quiet Lake ofron 16 vila dhe 16 apartamente me organizim 2+1, 3+1 të një luksi të vërtetë, që ju të shijoni jetën me konfort dhe luks.