26/09/2026
Si po ecën Tregu Imobiliar Shqiptar në 2026...?
Si po e ndryshon Turizmi mënyrën se si blihet prona...?
Nga Elton Çanaj – Konsulent Imobiliar
CANEL PROPERTIES
00355 69 401 3200
[email protected]
Ky vit po konfirmon se tregu imobiliar shqiptar nuk po zhvillohet më vetëm mbi kërkesën për banim. Turizmi, qiratë afatshkurtra, investimet nga jorezidentët dhe financimi bankar po krijojnë një treg gjithnjë e më të lidhur me ekonominë e shërbimeve.
Në gjysmën e parë të 2026, 12,472 kontrata sh*tblerjeje apartamentesh u regjistruan në Shqipëri, rreth 25% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Burimi: ASHK / Kadastra.
Si dhe për apartamentet ende në ndërtim, shifrat janë rreth 5 mijë kontrata sh*tblerjeje.
Kemi një vëllim rreth 3 miliardë euro për periudhën janar–qershor 2026.
Banka e Shqipërisë raporton se çmimet e banesave u rritën rreth 10% në rang vjetor në H1 2026, ndërsa në Tiranë rritja vjetore ishte rreth 9%. Në të njëjtën periudhë, kreditë hipotekore u rritën me 16.1%, duke konfirmuar rolin e financimit bankar në kërkesën për prona.
Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rritja e blerësve të huaj. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 20% e banesave të sh*tura në H1 2026 u blenë nga jorezidentë; rreth 85% e këtyre blerësve jorezidentë ishin shtetas të BE-së.
Turizmi dhe prona po bëhen gjithnjë e më të lidhura
Në gjysmën e parë të 2026, vizitorët e huaj shpenzuan rreth 3 miliardë € në Shqipëri. Projeksionet për 12 muaj janë në rreth 5 miliardë €.
Në 8 muajt e parë të vitit, Shqipëria regjistroi gjithashtu më shumë se 10 milionë hyrje të shtetasve të huaj, rreth 5.3% më shumë se një vit më parë.
Kjo rritje po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si investitorët e shohin pronën: apartamenti nuk konsiderohet më vetëm si banesë, por gjithnjë e më shumë si një aset që mund të gjenerojë të ardhura nga qiraja afatshkurtër, afatgjatë ose nga rritja e vlerës së kapitalit.
Airbnb dhe Booking – si po përshtatet tregu shqiptar
Të dhënat e disponueshme tregojnë se bizneset dhe individët në Shqipëri gjeneruan rreth 80.1 milionë € të ardhura nga Booking dhe Airbnb gjatë janar–shtator 2025, nga 17,225 subjekte të regjistruara në këto platforma.
Parashikimet janë rreth 110–120 milionë € të ardhura për 12 muaj.
Për Tiranën, të dhënat e AirDNA tregojnë rreth 5,126 listime aktive short-term rental, me rreth 60% okupim mesatar, ADR rreth $51 dhe të ardhura mesatare vjetore rreth 12 mijë € për listim.
Çfarë do të thotë kjo për tregun imobiliar?
Këto shifra tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në profilin e kërkesës. Pronat pranë qendrave urbane, zonave turistike, bregdetit, atraksioneve dhe infrastrukturës kryesore po analizohen gjithnjë e më shumë edhe mbi bazën e potencialit të tyre për të gjeneruar të ardhura.
Për një investitor, pyetja nuk është më vetëm:
“Sa kushton prona?”
Por edhe:
“Sa mund të gjenerojë kjo pronë, sa është kërkesa në zonë dhe cili është potenciali i saj afatgjatë?”
Kjo po e zhvendos tregun shqiptar nga një model i bazuar kryesisht në blerjen për banim drejt një tregu ku banimi, investimi, turizmi dhe financimi bankar ndërthuren gjithnjë e më shumë.
Shqipëria në shifra – 2026
12,472 – kontrata sh*tblerjeje apartamentesh në H1 2026
24,900 – projeksion vjetor nëse ruhet ritmi i H1
+10% – rritja vjetore e çmimeve të banesave
+16.1% – rritja vjetore e kredive hipotekore
20% – pjesa e banesave të blera nga jorezidentë në H1
3 mld € – shpenzime të vizitorëve të huaj në H1
5 mld € – annualizim matematikor për 2026
10 mln – hyrje të shtetasve të huaj në 8 muaj
121 mln € – skenar i modeluar për të ardhurat 2026 nga Booking
5,126 – listime aktive short-term rental në Tiranë
60% – okupim mesatar i raportuar nga AirDNA në Tiranë
Çmimi mesatar i apartamenteve në Tiranë
Çmimi mesatar i apartamenteve në Tiranë ka arritur rreth 2,141 €/m² në fillim të vitit 2026.
Në vetëm shtatë vite, nga 964 €/m² në vitin 2019, çmimi mesatar është rritur me rreth 122%.
Vetëm gjatë vitit të fundit, sipas Bankës së Shqipërisë, çmimet e banesave në Tiranë janë rritur rreth 9%.
ÇMIMI MESATAR PËR APARTAMENT NË TIRANË
1+1 – Sipërfaqe 60 m²: rreth 125,000 €
2+1 – Sipërfaqe 100 m²: rreth 180,000 €
Përfundim
2026 po shfaqet si një vit ku turizmi dhe pasuritë e paluajtshme janë më të lidhura se më parë.
Për investitorët, analiza e një prone duhet të përfshijë jo vetëm çmimin për m², por edhe vendndodhjen, kërkesën, likuiditetin, potencialin e qirasë dhe mundësinë e financimit.
Elton Çanaj – Konsulent Imobiliar
CANEL PROPERTIES
00355 69 401 3200
[email protected]