ASDRE - Albanian State Development & Real Estate

ASDRE - Albanian State Development & Real Estate Sustainable development of state assets through innovative management & strategic projects.

Sot në "Samitin e Ndërtimit dhe Materialeve të Ndërtimit", organizuar nga MÜSİAD Albania, një mundësi për të diskutuar f...
09/09/2026

Sot në "Samitin e Ndërtimit dhe Materialeve të Ndërtimit", organizuar nga MÜSİAD Albania, një mundësi për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Turqisë, dhe për të nxitur investime të reja në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

📍Athinë – Në kuadër të Forumit të Bizneseve Shqipëri–Greqi, u bashkuan institucione, sipërmarrës dhe partnerë strategjik...
22/05/2026

📍Athinë – Në kuadër të Forumit të Bizneseve Shqipëri–Greqi, u bashkuan institucione, sipërmarrës dhe partnerë strategjikë për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik, promovimin e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja mes dy vendeve.

Gjatë forumit, u prezantuan nga .al iniciativa dhe projekte me potencial zhvillimi, si edhe vizioni për inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes Durana Tech Park.

Një hap tjetër drejt ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

23/04/2026

Kryeministri Edi Rama në një takim me operatorët turistik në Vlorë foli për rolin e shtetit në projektin e Sazanit, si një forcë që hap rrugën për zhvillim cilësor dhe partneritete serioze. Një projekt i Korporatës së Investimeve Shqiptare dhe ASDRE për të sjellë një standard të ri në turizmin shqiptar. Sazani nuk është thjesht një destinacion, është një vizion zhvillimi.

09/04/2026

🌍 Diaspora si forcë transformuese për zhvillimin ekonomik dhe inovacionin 🇦🇱

Korporata e Investimeve Shqiptare bëhet pjesë e panelit “Diaspora – Partner në Biznes dhe Inovacion”, nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës.

Përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të ideve, synojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet profesionistëve dhe sipërmarrësve të diasporës dhe aktorëve vendas, duke krijuar një ekosistem më të hapur, konkurrues dhe të orientuar drejt së ardhmes.

🎤 Znj. Elira Kokona do të jetë pjesë e:
🔹 Panelit: “Investimet, diaspora dhe inovacioni: nxitës të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”
🕦 Ora 11:30 – 12:00

🤝 Sesion i dedikuar B2B me ASDRE dhe DURANA
🕐 Ora 13:00 – 17:30

📍 14 Prill | Pallati i Kongreseve

Me ftesë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Belgjiko‑Shqiptare e BE-së, CEO i ASDRE, Julian Adili së bashku me CEO të D...
01/04/2026

Me ftesë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Belgjiko‑Shqiptare e BE-së, CEO i ASDRE, Julian Adili së bashku me CEO të Durana Tech Park, Florensa Haxhi dhe përfaqësues të Korporatës së Investimeve Shqiptare morën pjesë në një event të rëndësishëm që synon të forcojë lidhjet ekonomike mes Shqipërisë, Belgjikës dhe komunitetit më të gjerë europian.

Ky aktivitet shërbeu si një platformë për të prezantuar vizionin dhe projektet në zhvillim, si dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të investimeve.

BuildingTheFuture

ASDRE në Match Maker Albania 2026, në zonën Future Estate, prezantoi vizionin dhe projektet në zhvillim, duke vënë në pa...
26/03/2026

ASDRE në Match Maker Albania 2026, në zonën Future Estate, prezantoi vizionin dhe projektet në zhvillim, duke vënë në pah progresin konkret dhe punën e mirë që po realizohet në terren.

Një moment i rëndësishëm për të ndarë arritjet, për të forcuar bashkëpunimet dhe për të treguar se projektet tona po kthehen në histori suksesi.

Address

Rr. Ibrahim Rugova 5, Sky Tower 7/1
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ASDRE - Albanian State Development & Real Estate posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category