Çdo pronë që trajtohet nga kompania jonë merr vëmendjen e duhur dhe pronari informohet për të gjitha zhvillimet. Duke filluar nga moment i kontaktit të parë e deri në finalizimin e sh*tjes, agjentet tanë kujdesen që i gjithë procesi i sh*tjes të kalojë lehtësisht dhe pronari të marrë vlerën maksimale për pronën e vetë. Blerësit që shoqërohen nga agjentët tanë sigurohen të marrin prona të zgjedhura
që vlejnë më shumë se lekët e tyre dhe kanë të gjithë parametrat e një shtëpie moderne dhe të rehatshme. Çdo industri kërkon ekspertin e vetë dhe një ekspert i mirë imobiliar ndihmon blerësin të bëjë zgjedhjen e duhur për buxhetin që ka, pa bërë kompromise me cilësinë e pronës. Qiraja është kthyer në një mënyrë të mirë investimi për këdo që ka një apartament të dytë. Sekreti është gjetja e klientëve që paguajnë rregullisht, mbajnë pronën mirë dhe qëndrojnë gjatë. Klientët tanë janë të përzgjedhur dhe në shumicën absolute të rasteve respektojnë termat e kontratës të rënë dakord në momentin e dhënies së pronës me qira. Puna me ALBdata RE është një eksperiencë e pabesueshme në kushtet e një tregu kaotik dhe shërbimi inferior. Klientet tanë japin vetëm referenca pozitive dhe zgjedhin të bëjnë biznes me ne vazhdimisht duke na konfirmuar rrugën që kemi zgjedhur: shërbim ekselence, profesionalizëm dhe mbështetja e vazhdueshme e atyre që na besojnë.