Luxury Vlora Estate

Luxury Vlora Estate LICENSED REAL ESTATE, CONSTRUCTION & INVESTMENT CONSULTANT✅️
(1)

INVEST1 GROUP SH.P.K është nje kompani ndermjetesim per pasurite e paluajtshme dhe investimesh nepermjet partnereve te saj. E themeluar ne vitin 2021 me selin e saj ne qytetin bregdetar te Vlores dhe operon kryesisht ne Qarkun e Vlores por ne varesi te kerkesave dhe ne qytete te tjera. E fokusuar ne investime dhe ndermjetesim per sh*t-blerjen e pasurive te paluajtshme si dhe keshillim nga nje grup ekspertesh.Gjithashtu kompania jone bashkepunone me partner prestigjoz si : Banka,Ekspert ne investime,Studio te njohura ligjore dhe inxhinier te kualifikuar.Kompania jone mbulon gjithashtu mbeshtetje ne procedurat e lejeve dhe pergatitjen dokumentancionit per institucionet si dhe bene vleresimin e pasurise.Gjithashtu ofron sherbime PROJECT DESIGN , Mobilim dhe arredim te shtepive.

29/07/2026

Apartament luksoz me pishinë- në sh*tje, vendodhja: Radhimë
Pamje panoramike nga deti 🌊
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 117.3 m² sëbashku me verandën dhe pishinën. Nga të cilat:
Sip. ndërtimi: 58m²
Sip. verande dhe pishine: 50.6m²
Sip. përbashkët: 8.7m²
Sh*tet me çmimin:
€ 163,990

Për më tepër informacion na lini numrin tuaj në mesazh dhe do t'ju kontaktojmë

'Paguaj njëherë gjobën' dhe pastaj vendosim nëse ke të drejtë? Ç’logjikë prej gjeniu! Është fiks si t’i thuash dikujt: "...
28/07/2026

'Paguaj njëherë gjobën' dhe pastaj vendosim nëse ke të drejtë? Ç’logjikë prej gjeniu! Është fiks si t’i thuash dikujt: "Bëje njëherë burgun e plotë për vrasje, dhe pastaj vlerësojmë nëse e ke bërë ti vrasjen apo jo!"

Me siguri drejtësia juaj e ka shpikur këtë metodë të re të "fajtorit derisa të provohet e kundërta, pasi të kesh paguar gjobën".

​Më vjen turp për këtë shtet që gjen format më të ndyra për të mbuluar zullumet e zyrtarëve të tyre, pa pikë përgjegjësie. Dhe duke e ditur se kjo që më është bërë është një shkelje e rëndë dhe një çmenduri që kalon përtej imagjinatës së një keqbërësi.

​Keni dhe "humor" të hollë shumë kur thoni se "të thirrëm, po nuk erdhe". Në qoftë se do punoja me shtëpi bari, do të kisha ardhur me një çantë dhe jua kisha ndarë në pliko për secilin prej anëtarëve, po mundësitë nuk janë. Ndaj më mbetet vetëm t'ju falënderoj që të paktën u munduat të ktheni një përgjigje – se hetimi tatimor nuk e ka bërë ende, ngaqë nuk e gjen dot kurajon as kete përgjigje të j*pi, pasi mender e ka dhjerë fare punën.
​Shtet qesharak, por të paktën me talent në komedi absurde!

Sh*tet tokë përballë me Vlora Airport Sipërfaqe 35.000m² me certifikatë pronësie. Një mundësi e mirë për të investuar!Çm...
11/07/2026

Sh*tet tokë përballë me Vlora Airport Sipërfaqe 35.000m² me certifikatë pronësie. Një mundësi e mirë për të investuar!
Çmimi i diskutueshëm

07/07/2026
🚨Alarmante🚨E prisja që pas publikimit të skandalit që kam denoncuar publikisht do të kishte reagime, por nuk e prisja ku...
06/07/2026

🚨Alarmante🚨

E prisja që pas publikimit të skandalit që kam denoncuar publikisht do të kishte reagime, por nuk e prisja kurrë që reagimi i institucioneve të ishte dërgimi i OPGJ-së nga Tirana për të më sekuestruar telefonin celular, ku ndodhen jo vetëm materialet që lidhen me denoncimin tim, por edhe të gjitha të dhënat personale, fotografitë e mia, të familjes dhe të fëmijëve të mi.

Tre automjete policie u paraqitën sikur të bëhej fjalë për arrestimin e një krimineli të rrezikshëm, ndërkohë që ndodhesha me dy fëmijët e mi, vetëm 5 dhe 11 vjeç. Dua të theksoj se oficeri i OPGJ-së u tregua korrekt dhe qytetar, duke bërë çmos që fëmijët të mos përjetonin traumë nga ajo situatë.

Ajo që ngre pikëpyetjet më të mëdha është fakti se zonja Luneda Zenelaj Përgjegjëse sektori në Hetimin tatimor më ka kallëzuar në prokurori, duke pretenduar se unë e kam kërcënuar. Në vend që unë të kërkoja drejtësi për atë që më është bërë, sot gjendem në pozitën e të kallëzuarit.

Për transparencë të plotë, do të publikoj mesazhin që i kam dërguar dhe i ftoj qytetarët, gazetarët, organizatat e të drejtave të njeriut dhe median të gjykojnë vetë: a kemi të bëjmë me një kërcënim apo me një qytetar që kërkon të drejtën e tij?

Ngjarjet që po ndodhin janë alarmante. Kur një denoncues përballet me sekuestrime, kallëzime dhe presion institucional pas publikimeve të tij, lind pyetja që meriton përgjigje publike: a po përdoren institucionet për të hetuar të vërtetën apo për të heshtur denoncuesit?

I bëj thirrje mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe çdo institucioni që monitoron liritë dhe të drejtat e qytetarëve të ndjekin me vëmendje këtë rast.

Sot nuk është në diskutim vetëm telefoni im. Sot është në diskutim siguria e çdo qytetari që guxon të flasë, të denoncojë dhe të kërkojë llogari.

Unë do të vazhdoj të flas publikisht. Heshtja nuk është opsion. Kërkoj mbrojtje.

Migen Xhelo

Drejtuar: Z. Edi Rama Edi Rama  , Kryeministër i Republikës së ShqipërisëPër dijeni: Ministria e Financave / Komisioni p...
05/07/2026

Drejtuar: Z. Edi Rama Edi Rama , Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Për dijeni: Ministria e Financave / Komisioni për Ekonominë dhe Financat /Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve / NAREA - National Albanian Real Estate Association

Subjekt: Denoncim për akte arbitrare, shpërdorim detyre dhe cenim të sigurisë juridike nga organet e Hetimit Tatimor

​I nderuar Z. Kryeministër,
​Po ju drejtohem përmes kësaj letre publike, si një qytetar, sipërmarrës dhe taksapagues që po përballet me një agresion administrativ të pashoq. Si administrator i "Vlora Estate" dhe "Invest 1 Group Sh.p.k", jam gjithmonë i angazhuar për transparencë fiskale. Megjithatë, ajo që po ndodh aktualisht në institucionet tatimore nën administrimin e Drejtorit gjobaxhi të Hetimit Tatimor Z. Anton Martini, ( emri i të cilit fatkeqësisht është bërë sinonim i skandaleve dhe abuzimeve), tejkalon çdo logjikë ligjore dhe vendos një precedent të rrezikshëm për mjedisin e biznesit në Shqipëri.
​Administrata Tatimore ka vendosur ndaj subjektit tim një gjobë me vlerë 300 milionë lekë, bazuar tërësisht mbi supozime spekulative dhe interpretim dashakeqës të të dhënave digjitale.
​Argumentet mbi të cilat bazohet ky abuzim janë ligjërisht të pavlefshme për këto arsye:
​Mungesa e Bazës Faktike (Proveniencës): Hetimi është bazuar ekskluzivisht në statusin "sh*tur" të pronave në faqen tonë të internetit (website). Ky status është një element marketingu dhe informativ për klientët, jo një akt juridik. Ai nuk provon transferimin e pronësisë. Sipas Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", neni 77, barra e provës për konstatimin e shmangies tatimore i përket administratës tatimore, e cila duhet të mbështetet në dokumentacion kontabël, kontrata noteriale ose flukse financiare të verifikuara. Një "screenshot" nga një website nuk përbën provë ligjore për një transaksion pasuror.
​Shkelja e Parimit të Sigurisë Juridike: Tatimet pretendojnë një evazion prej 1 milion eurosh pa paraqitur asnjë kontratë noteriale, asnjë verifikim pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ASHK) dhe asnjë lëvizje bankare që provon pagesën. Kjo bie ndesh me Kodin e Procedurave Administrative, i cili kërkon që çdo akt administrativ të jetë i bazuar në prova të mirëfillta dhe jo në supozime subjektive.
​Kërkesa për "Gjobë para Ankimit": Praktika e imponuar për të paguar gjobën përpara se të provohet e vërteta, është një mekanizëm që shkatërron likuiditetin e bizneseve të ndershme. Kjo nuk është drejtësi, është shantazh administrativ.
​Z. Kryeministër, nëse shteti lejon që organet tatimore të vendosin gjoba marramendëse bazuar në algoritme kërkimi të Google (SEO) dhe jo në dokumentacionin e noterisë, atëherë asnjë biznes në këtë vend nuk është i sigurt. Ky është një rast që, për nga natyra e tij paradoksale, duhet të jetë në vëmendjen e mekanizmave të kontrollit ligjor.
​Kërkesa ime është e thjeshtë dhe e prerë:
Kërkoj shfuqizimin e menjëhershëm të këtij akti administrativ arbitrar dhe kryerjen e një verifikimi të ligjshëm, transparent dhe të bazuar në prova reale, jo në supozime të shkëputura nga realiteti i tregut imobiliar.
​Unë kërkoj drejtësi. Kërkoj që institucionet të mos jenë vegla presioni, por shërbëtorë të ligjit. Besoj se kjo administratë nuk mund dhe nuk duhet të mbrojë individë që, në emër të shtetit, shkatërrojnë ekonominë dhe reputacionin e qytetarëve të ndershëm.
​Mbetem në pritje që kjo kërkesë për shqyrtim të trajtohet me seriozitetin që meriton integriteti i një sipërmarrësi dhe qytetari shqiptar.

​"Dua të bëj me dije gjithashtu se: çdo veprim hakmarrës ndaj meje, pas denoncimeve të mia të njëpasnjëshme për këtë çështje, do të konsiderohet i mirëdokumentuar. I gjithë procesi, përfshirë denoncimet në SPAK, raportimet në media dhe qëndrimet e mia në Facebook, shërbejnë si dëshmi e plotë për çdo rast të mundshëm presioni."


​Migen Xhelo
Administrator, Vlora Estate / Invest 1 Group Sh.p.k

I nderuar Drejtor gjobaxhi i Hetimit Tatimor Anton Martini, që të kesh guximin ti vendosësh një biznesi të vogël një gjo...
03/07/2026

I nderuar Drejtor gjobaxhi i Hetimit Tatimor Anton Martini, që të kesh guximin ti vendosësh një biznesi të vogël një gjobë prej 300 milion lekësh në kushte ku kjo gjobë është konkluduar mbi supozime pa bërë hetim, dhe e dyta është jashtë çdo llogjike, ti ose duhet të jesh totalisht i luajtur mëndsh, ose ndonjë punonjës i paaftë po të mer në qafë. Po duke lexuar për skandalet e tua dhe thesin që ke hapur për ta mbushur me euro (jo për shtetin, po për vete), besoj se përfundimisht je i luajtur mëndsh dhe kamikaz do thoja. Unë e di se ti nuk e njeh frikën as nga të fortët që u ke bërë dëme kur mbaje detyrën si prokuror, po ti nuk paske frikë as nga ligji duke e shkelur atë. Megjithatë nuk ka problem, unë po bëj detyrën time të të çojë para ligjit. Unë ti di të gjitha skandalet e tua. Ato që janë publike dhe ato që publiku dhe ndoshta as SPAK-u nuk i di. Dhe po qe nevoja do shkojë deri në Strasbourg. Ti do bëhesh personazhi i vitit në të gjitha Mediat kombëtare dhe portale të huaja.
*Mos kujto se nuk e kam marrë parasysh luftën e pisët që do më hapni duke përdorur çdo mjet që ju jep ky sistem antiligj. Po në një luftë nuk ka fitues dhe humbës, Anton. Do humbasim të dy këtë herë. Njëri më shumë e tjetri më pak, por të dy do të humbur do dalim. Unë me të drejtë ti pa të drejtë.

Si fillim po të j*p një lajm të gëzueshëm. Fitove ti, arrite ta mbyllësh një biznes që mu deshën 7 vite mund e përkushtim me forcat e mija ta krijoja.

U.S. Embassy Tirana Ministria e Financave Ministria e Drejtesise NAREA - National Albanian Real Estate Association Edi Rama Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Apartament 1+1 për sh*tje te ish Adriatiku në Transballkanike, sipërfaqja: 76m², kati i 6.Totalisht i mobiluar me të gji...
29/06/2026

Apartament 1+1 për sh*tje te ish Adriatiku në Transballkanike, sipërfaqja: 76m², kati i 6.
Totalisht i mobiluar me të gjitha çka i nevojiten një shtëpie.
Për më shumë informacion apo një vizitë në pronë,
📞+355684012107

Jepet apartament modern për qera afatgjatë te ish Adriatiku në fund të Transballkanikes.Për më shumë informacion na shkr...
16/06/2026

Jepet apartament modern për qera afatgjatë te ish Adriatiku në fund të Transballkanikes.
Për më shumë informacion na shkruani ose na kontaktoni në numrin: +355684012107

Apartament Luksoz 1+1 për sh*tje në Lungomare Vija e dyte, 150m largë detit 🌊 Një investim ideal për shtëpi pushimi si d...
09/06/2026

Apartament Luksoz 1+1 për sh*tje në Lungomare
Vija e dyte, 150m largë detit 🌊
Një investim ideal për shtëpi pushimi si dhe për përdorim airbnb. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 77.40m² në total. Arredim modern dhe çdo punim i bërë me merak
Për më tepër informacion na kontaktoni në numrin:
+355684012107

Address

Rruga 'Hektor Shyti '
Vlorë
9401

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Luxury Vlora Estate posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share