28/07/2026
NJOFTIM PËR PËRKRAHJE
Të nderuar bashkëfshatarë dhe përkrahës të ekipit të fshatit Softaj,
Në emër të Dëshmorit Fatmir Kërçeli, ju ftojmë që sonte, në ora 22:00, të jeni pranë ekipit tonë në ndeshjen e radhës në Turnirin e Futbollit në Prelez të Muhaxherëve.
Pas fitores së parë, ekipi ynë hyn me motivim të madh dhe synon edhe fitoren e radhës. Përkrahja juaj nga tribunat është një forcë shtesë për lojtarët tanë.
Ejani sa më shumë dhe ta mbështesim ekipin tonë me sportivitet e krenari. Së bashku për Softajn, së bashku drejt fitores!
Forca Softaj! ⚽💙