MDM Real Estate

MDM Real Estate MDM Real Estate është kompani e specializuar për vlerësimin e pronave të paluajtshme dhe të luajtshme, e angazhuar në sektorin bankar, shtetëror dhe privat.

18/06/2026

NJË NGA PRONAT MË TË VLEFSHME NË ÇAGLLAVICË – E VLERËSUAR NGA MDM REAL ESTATE

MDM Real Estate SHPK ka kënaqësinë të ndajë me ju realizimin e vlerësimit profesional të një prej pronave më ekskluzive dhe më të vlefshme në Çagllavicë, e pozicionuar në një nga lokacionet më të kërkuara përgjatë magjistrales Prishtinë – Ferizaj, me ekspozim të jashtëzakonshëm dhe ballinë superiore në rrugë.

📍 70 ari tokë në lokacion strategjik
🏢 Objekte moderne dhe luksoze, të projektuara dhe ndërtuara me standarde elitare dhe materiale ekskluzive
🚗 Showroom automjetesh dhe zyra administrative funksionale
📈 Një nga asetet më të forta komerciale në këtë zonë

Kjo pronë përfaqëson një nga vlerësimet më të larta të realizuara nga kompania jonë në këtë zonë. Njëkohësisht, kemi kryer edhe vlerësimin e të gjitha pronave në pronësi të AS ALBERTI SHPK, të cilët i falënderojmë për besimin dhe partneritetin profesional.

🎯 Qëllimi i vlerësimit: Nevoja të brendshme të klientit
💰 Vlera e pronës në foto: XX,000,000 EUR

☎️ +383 49 510 111
📩 [email protected]
🌐 www.mdm-ks.com

Një tjetër projekt i suksesshëm nga MDM Real Estate SH.P.K.Jemi krenarë të njoftojmë se kemi përfunduar me sukses vlerës...
14/06/2026

Një tjetër projekt i suksesshëm nga MDM Real Estate SH.P.K.

Jemi krenarë të njoftojmë se kemi përfunduar me sukses vlerësimin e biznesit të njërit prej hoteleve më prestigjioze në Prishtinë.

Ndryshe nga vlerësimet tradicionale të pasurive të paluajtshme, në këtë rast objekt i vlerësimit nuk ka qenë prona (trualli dhe objekti), por vetë biznesi i hotelit si një njësi ekonomike funksionale. Qëllimi i vlerësimit ishte përcaktimi i vlerës së tregut të biznesit për nevoja të transferimit të aksioneve ndërmjet aksionarëve.

Ky projekt paraqet një risi në tregun kosovar, pasi vlerësimi i bizneseve vazhdon të jetë një fushë relativisht e re dhe ende pak e zhvilluar në Kosovë. Përmes analizës së performancës financiare, potencialit të biznesit, pozitës në treg dhe faktorëve të tjerë relevantë, është përcaktuar vlera e drejtë e tregut e biznesit, duke krijuar një bazë të besueshme për vendimmarrje.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, transaksioni i aksioneve është realizuar me sukses pranë noterit, ndërsa raporti ynë i vlerësimit është pranuar nga të gjitha palët e përfshira në proces. Kjo dëshmon profesionalizmin, pavarësinë dhe besueshmërinë e metodologjisë së përdorur gjatë angazhimit tonë.

Jemi veçanërisht të kënaqur që raporti ynë ka shërbyer si dokument referues për arritjen e marrëveshjes ndërmjet aksionarëve dhe ka kontribuar në realizimin e suksesshëm të transaksionit. Besimi i palëve dhe pranimi i raportit nga të gjithë pjesëmarrësit në proces është vlerësimi më i mirë për punën tonë.

Ky është një ndër vlerësimet e para profesionale të biznesit hotelier të realizuara në Kosovë për qëllime të transferimit të aksioneve ndërmjet aksionarëve dhe një hap i rëndësishëm drejt aplikimit të praktikave moderne të vlerësimit të bizneseve në tregun vendor.

Në MDM Real Estate, ne vazhdojmë të zgjerojmë ekspertizën tonë përtej vlerësimit të pasurive të paluajtshme, duke ofruar tashmë edhe shërbime profesionale të vlerësimit të bizneseve, në përputhje me standardet bashkëkohore evropiane të vlerësimit.

Faleminderit klientit për besimin e dhënë.

☎️ +383 49 510 111
📩 [email protected]
🌐 www.mdm-ks.com

Kur bëhet fjalë për pronën tuaj, vlerësimi i saktë është hapi i parë drejt suksesit. Ne nuk bëjmë supozime – ne bazohemi...
23/05/2026

Kur bëhet fjalë për pronën tuaj, vlerësimi i saktë është hapi i parë drejt suksesit. Ne nuk bëjmë supozime – ne bazohemi në analiza dhe profesionalizëm.

Pse klientët na besojnë neve?
- Vlerësim Profesional i Pronës: Ofrojmë opinion të pavarur dhe profesional mbi vlerën reale të pronës suaj, duke përdorur metodologji të avancuara.
- Analizë e Tregut dhe të Dhënave: Çdo vlerësim mbështetet në një databazë të gjerë, transaksione reale dhe analiza të detajuara të zonës.
- Saktësi dhe Besueshmëri: Raporte transparente, të përgatitura sipas standardeve ndërkombëtare për banka, institucione dhe klientë privatë.

Zgjidhni sigurinë dhe profesionalizmin për investimin tuaj 🤝

☎️ +38349 510 111
📩 [email protected]
🌐 www.mdm-ks.com

16/05/2026

Në MDM Real Estate, ne besojmë se çdo vendim i rëndësishëm në patundshmëri dhe biznes kërkon saktësi, përvojë dhe profesionalizëm.

Ne jemi këtu për t'ju ofruar zgjidhje të matshme dhe mbështetje të plotë përmes shërbimeve tona profesionale:

▪️ Vlerësimi i pronave – Përcaktim i saktë dhe real i vlerës së pasurisë suaj.
▪️ Vlerësimi i aseteve dhe inventarizimi – Vlerësim profesional i linjave të prodhimit, makinerive dhe çdo lloj aseti, përfshirë edhe inventarizimin.
▪️ Vlerësimi i biznesit – Analizë e thellë për vlerën reale të ndërmarrjes suaj.
▪️ Konsulencë për investime në patundshmëri – Udhërrëfyesi juaj drejt investimeve të sigurta dhe fitimprurëse.
▪️ Hulumtim tregu – Të dhëna dhe analiza të detajuara për lëvizjet e tregut.
▪️ Ndërmjetësim i pronave – Proces i rregullt, formal dhe plotësisht profesional.

Na kontaktoni për të ndërtuar së bashku të ardhmen e investimeve tuaja!

☎️ +383 (0)49 510 111
📩 [email protected]
🌐 www.mdm-ks.com

Vlerësimi i Vali Ranch Resort – Gjilan 📍 Jemi të nderuar që jemi përzgjedhur nga pronari i Vali Ranch Resort për realizi...
01/05/2026

Vlerësimi i Vali Ranch Resort – Gjilan 📍

Jemi të nderuar që jemi përzgjedhur nga pronari i Vali Ranch Resort për realizimin e vlerësimit profesional të pronës dhe investimeve të realizuara ndër vite.

Ky resort përfaqëson rezultat të një vizioni afatgjatë mbi 20-vjeçar, ku përmes angazhimit të madh financiar dhe personal është krijuar një kompleks unik që bën diferencë në tregun e turizmit dhe eventeve në Kosovë.

Ky resort ekskluziv përfshin njërën nga pronat më të vlefshme në Komunën e Gjilanit, duke reflektuar jo vetëm investimin e konsiderueshëm financiar, por edhe konceptin e qartë zhvillimor dhe standardin e lartë të ndërtimit.

Kompleksi përfshin:
🏞 mbi 12 hektarë tokë në funksion të resortit
🏨 hotel ekskluziv
🍽 restorant
💍 salla moderne të dasmave
🐎 ranch dhe objekte përcjellëse
🏗 si dhe shumë hapësira të tjera të ndërtuara me materiale cilësore dhe dizajn unik

Pronari u shpreh shumë i kënaqur me procesin dhe rezultatin e vlerësimit, duke siguruar tashmë një pasqyrë të qartë dhe profesionale mbi vlerën e pronës dhe investimeve të realizuara ndër vite.

Vlera e prones: xx,000,000€

📊 Vlerësimi është realizuar për nevoja të brendshme të klientit.

☎️ +383 (0)49 510 111
📩 [email protected]
🌐 www.mdm-ks.com

Investimi i duhur fillon me konsulencën e duhur. 📈Në MDM Real Estate, ne ju ofrojmë konsulencë profesionale për investim...
11/04/2026

Investimi i duhur fillon me konsulencën e duhur. 📈

Në MDM Real Estate, ne ju ofrojmë konsulencë profesionale për investime në pasuri të paluajtshme, të bazuar në analizë reale tregu, mijëra raporte vlerësimi të realizuara ndër vite dhe databazën e gjerë profesionale të kompanisë sonë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të vlerësimit dhe praktikat bankare.

Qoftë për blerje, zhvillim, financim bankar apo vendimmarrje strategjike - vendi i duhur për të filluar është MDM Real Estate.

📍 Partneri juaj i besueshëm për vendime të sigurta në investime.
☎️ +383 (0)49 510 111
📩 [email protected]
🌐 www.mdm-ks.com

📊 Vlera e pronës nuk përcaktohet me hamendje apo duke u bazuar në shpallje nga interneti - përcaktohet me ekspertizë pro...
07/04/2026

📊 Vlera e pronës nuk përcaktohet me hamendje apo duke u bazuar në shpallje nga interneti - përcaktohet me ekspertizë profesionale.

Një raport profesional i vlerësimit është baza për vendimmarrje të sigurta në:
🏦 financim bankar
🏗 investime në pasuri të paluajtshme
📑 transaksione sh*tblerjeje
⚖ ndarje pasurie dhe procese gjyqësore
📊 raportime financiare dhe analiza strategjike
🏢 vendimmarrje për menaxhim të aseteve dhe investimeve
📜 procedura trashëgimore dhe noteriale
🏛 kompensime dhe shpronësime

Për këtë arsye klientët dhe institucionet financiare në Kosovë mbështeten çdo ditë në raportet profesionale të MDM Real Estate SHPK.

MDM Real Estate SHPK
Kompania lidere në Kosovë për vlerësimin e pronave të paluajtshme dhe të luajtshme.

Të nderuar bashkëpunëtorë, klientë dhe miq të MDM Real Estate,Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ju përcjellim urimet...
20/03/2026

Të nderuar bashkëpunëtorë, klientë dhe miq të MDM Real Estate,

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ju përcjellim urimet tona më të sinqerta për ju dhe familjet tuaja. Urojmë që kjo festë të sjellë mbarësi, paqe dhe harmoni 🌟

Në tregun e patundshmërive, çdo detaj ka rëndësi. MDM Real Estate ofron ekspertizën e duhur për t’u siguruar që kapitali...
19/03/2026

Në tregun e patundshmërive, çdo detaj ka rëndësi. MDM Real Estate ofron ekspertizën e duhur për t’u siguruar që kapitali juaj të shndërrohet në një aset me vlerë afatgjatë!

Përkushtimi ynë ndaj saktësisë garanton suksesin e investimit tuaj të radhës. ⚖️🏛️

☎️ +383 (0)49 510 111
📩 [email protected]
🌐 www.mdm-ks.com

🏦 MDM Real Estate × 6 BankaMDM Real Estate SHPK është krenare të jetë partner profesional për vlerësimin e pronave të pa...
07/03/2026

🏦 MDM Real Estate × 6 Banka

MDM Real Estate SHPK është krenare të jetë partner profesional për vlerësimin e pronave të paluajtshme me disa nga institucionet më të mëdha financiare në Kosovë.

Sot, kompania jonë bashkëpunon me 6 banka kryesore në vend:
🏦 TEB Bank
🏦 ProCredit Bank
🏦 Raiffeisen Bank
🏦 Banka Ekonomike
🏦 Ziraat Bank
🏦 BPB

MDM Real Estate është kompania me më së shumti kontrata aktive me banka në Kosovë, duke qenë e vetmja kompani vlerësimi që bashkëpunon njëkohësisht me 6 banka.

📊 Raportet tona të vlerësimit përdoren çdo ditë në proceset e financimit të kredive, investimeve dhe vendimmarrjeve të rëndësishme financiare, duke reflektuar besimin që institucionet financiare kanë ndaj profesionalizmit dhe standardeve të punës sonë.

🤝 Partner krenar i institucioneve që financojnë zhvillimin dhe investimet në Kosovë.

MDM Real Estate SHPK
Kompani lidere në Kosovë për vlerësimin e pronave të paluajtshme

Address

Prishtina
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MDM Real Estate posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to MDM Real Estate:

Shortcuts

Share

Category