Partners Real Estate

Partners Real Estate Të specializuar dhe çertifikuar për vlerësimin dhe menaxhimin e pronave të paluajtshme. Kompania PMB Global operon tashme qe 8 vite ne tregun Kosovar.

Biznesi i Menaxhimit të Patundshmërisë është një biznes shumë i gjerë për nga veprimtaria dhe njerëzit e involvuar në brendësi të saj dhe përmes eksperiencës sonë ju gjithmonë do të arrini zgjidhje për kërkesat e juaja.

Për çdo pyetje që lind gjatë procesit të blerjes së një prone, është e rëndësishme të keni partnerin e duhur pranë jush....
26/01/2026

Për çdo pyetje që lind gjatë procesit të blerjes së një prone, është e rëndësishme të keni partnerin e duhur pranë jush.

Në investimet në patundshmëri, shpesh ekziston dëshira për të blerë, por jo gjithmonë qartësia se cila pronë i përshtatet më së miri biznesit që operoni apo planeve që keni. Pikërisht këtu lind nevoja për orientim profesional.

Për të kanalizuar idetë tuaja dhe për të kuptuar saktësisht se çfarë ju nevojitet, konsultimi me njerëz të fushës bën diferencën. Një këshillë e duhur në kohën e duhur ju kursen kohë, kapital dhe vendime të gabuara.

Ne ofrojmë sugjerime të bazuara në përvojë të thellë në fushën e patundshmërisë, duke analizuar nevojat tuaja reale dhe duke ju udhëzuar drejt zgjidhjes më të përshtatshme për ju.

Kur nuk jeni të sigurt se çfarë po kërkoni, ne ju ndihmojmë ta gjeni. Kur keni një ide, ne e kthejmë atë në një vendim të qëndrueshëm investimi.

Rr.Hyzri Talla, Qendra Tregtare 57
045 977 966

Vlerësimi i pronës, baza e një vendimi të sigurt financiar.Vlerësimi i pronës është një element thelbësor në menaxhimin ...
24/01/2026

Vlerësimi i pronës, baza e një vendimi të sigurt financiar.

Vlerësimi i pronës është një element thelbësor në menaxhimin e kapitalit tuaj, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet prona.

Gjatë fazës së planifikimit, vlerësimi ndihmon në identifikimin e potencialit real të investimit dhe në marrjen e vendimeve të informuara që në fillim.

Në fazën e ndërtimit, ai shërben si instrument kontrolli për kapitalin e investuar, duke ofruar qartësi financiare dhe mbështetje për raportime ndaj bankave apo investitorëve.

Kur objekti është i përfunduar, vlerësimi profesional përcakton vlerën reale të tregut, e domosdoshme për sh*tje, qira, sigurim apo rifinancim.

Për hapësira të ndryshme komerciale, vlerësimi ndihmon në analizën e kthimit të investimit dhe në pozicionimin e duhur të pronës në treg.

Nëse jeni duke planifikuar të ardhmen, një vlerësim i saktë ju jep siguri, transparencë dhe drejtim strategjik.

Vlerësimi i pronës nuk është vetëm një shifër është një vendim i mençur për kapitalin tuaj.

Na kontaktoni për shërbime profesionale dhe të besueshme të vlerësimit të pronës.

Rr. Hyzri Talla, Qendra Tregtare 57
045 977 966

Parcelë me qira 660 m² pranë Rrugës CJepet me qira një parcelë me sipërfaqe prej 660 m², e vendosur në një lokacion shum...
21/04/2025

Parcelë me qira 660 m² pranë Rrugës C

Jepet me qira një parcelë me sipërfaqe prej 660 m², e vendosur në një lokacion shumë të përshtatshëm, fare pranë Rrugës C. Parcela është e lirë nga çdo ndërtim dhe ofron fleksibilitet të plotë për shfrytëzim të ndryshëm afarist.

Pozicioni strategjik i saj e bën shumë tërheqëse për biznese që kërkojnë ekspozim të lartë dhe qasje të lehtë në infrastrukturë. Zona përreth është në zhvillim të vazhdueshëm, gjë që rrit më tej vlerën dhe potencialin e saj afatgjatë.

Parcela mund të përdoret për biznese si depo, rent a car parking, parking i organizuar, punishte të ndryshme apo çdo aktivitet tjetër që kërkon hapësirë të hapur dhe të aksesueshme. Investimet nga ana e qiramarrit janë të mirëpritura dhe të negociueshme në varësi të qëllimit të shfrytëzimit.

Çmimi i qirasë ofrohet me marrëveshje, në varësi të projektit të propozuar dhe kohëzgjatjes së kontratës.

Kontakto: 045 977 966
Email: [email protected]

Sh*tet Banesë Komode në Zemër të Tophanes!Lokacioni: Tophane, Rr. Lidhja e Prizrenit-Sipërfaqja: 45 m2-Kati: 4 (me ashen...
24/02/2025

Sh*tet Banesë Komode në Zemër të Tophanes!

Lokacioni: Tophane, Rr. Lidhja e Prizrenit
-Sipërfaqja: 45 m2
-Kati: 4 (me ashensor)
-Mobilimi: E mobiluar plotësisht
-Çmimi: 1350 Euro/m2

Detaje shtesë:
-Kontrata e sigurtë te avokati.
-Ambient i ngrohtë dhe i rehatshëm.
-Pozicion i favorshem.

Kjo banesë ofron një mundësi të shkëlqyer për të jetuar në një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës. Për më shumë informacione dhe për të caktuar një vizitë, na kontaktoni.
☎045 977 966
📩[email protected]

Lokal afarist për   me sipërfaqe prej 60m2, i vendosur në një zonë të frekuentuar dhe me potencial të lartë biznesi. Ky ...
18/02/2025

Lokal afarist për me sipërfaqe prej 60m2, i vendosur në një zonë të frekuentuar dhe me potencial të lartë biznesi. Ky lokal ofron një ambient të favorshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, duke filluar nga dyqane të vogla e deri te zyra.

Karakteristikat e lokalit:

-Paradhomë/Recepsion: Një hapësirë fillestare e cila mund të shërbejë si recepsion për klientët ose si një zonë pritjeje.
-Dy dhoma të ndara me t**h: Dy dhoma të veçanta, secila me t**hin e vet, ofrojnë privatësi dhe komoditet për stafin dhe klientët. Kjo i bën të përshtatshme për biznese që kërkojnë hapësira të ndara ose për shërbime që kërkojnë privatësi.
-Korridor: Një korridor i cili lidh të gjitha dhomat e lokalit.
-Dhomë në qosh: Një dhomë e veçantë e vendosur në qoshe të lokalit, e cila mund të shfrytëzohet si zyrë, dhomë magazinimi ose për ndonjë qëllim tjetër sipas nevojës.
-Banjo kryesore: Një banjo e kompletuar për përdorim të përbashkët.

Vendndodhje strategjike: Lokali ndodhet vetëm 15 metra larg Hotel Sirius, një pikë referimi e njohur dhe e frekuentuar, gjë që rrit dukshmërinë dhe qasjen e klientëve potencialë.

Për më shumë informacione rreth çmimit dhe informacioneve tjera, telefono ne:
☎044 128 796
📩[email protected]

Në atë ditë të shënuar, më 17 shkurt 2008, zemrat tona rrahën fort me një ndjenjë të papërshkruar lirie. Kosova, e cila ...
17/02/2025

Në atë ditë të shënuar, më 17 shkurt 2008, zemrat tona rrahën fort me një ndjenjë të papërshkruar lirie. Kosova, e cila kishte përjetuar aq shumë dhimbje dhe vuajtje, më në fund po shpallte pavarësinë e saj.

Ishte një ditë e mbushur me lot gëzimi dhe krenarie, një kulm i një shekulli të tërë përpjekjesh për liri. Populli i Kosovës, i bashkuar në një zë, shprehu vullnetin e tij të patundur për të jetuar i lirë dhe i pavarur. Kjo ditë do të mbetet përjetësisht e gdhendur në kujtesën tonë si dita kur Kosova u ngrit mbi dhimbjen dhe u bë një shtet i ri, një simbol i shpresës dhe triumfit të shpirtit njerëzor.

Vlerësimi i pronës është shumë më tepër se sa një numër në letër.Është themeli i çdo vendimi të rëndësishëm që lidhet me...
06/01/2025

Vlerësimi i pronës është shumë më tepër se sa një numër në letër.

Është themeli i çdo vendimi të rëndësishëm që lidhet me pronën tuaj. Në kompaninë tonë, ne ndjekim një proces të strukturuar fazash: nga analiza e dokumentacionit, inspektimi në terren, krahasimi i të dhënave me tregun aktual, deri te përpilimi i raportit profesional. Falë përvojës sonë shumëvjeçare, ju garantojmë vlerësime të sakta dhe transparente, duke ju dhënë sigurinë dhe besimin e nevojshëm për të vendosur mbi sh*tjen, blerjen apo menaxhimin e pronës.

Na kontaktoni sot dhe sigurohuni që prona juaj të ketë vlerën e duhur në çdo hap!
+383 45 977 966
[email protected]

Falënderim & Urim për Vitin e RiTë dashur partnerë dhe miq të PMB Global LLC, faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin...
02/01/2025

Falënderim & Urim për Vitin e Ri

Të dashur partnerë dhe miq të PMB Global LLC, faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj përgjatë vitit 2024!, një vit historik për ne!
Jemi mirënjohës ndaj institucioneve bankare, financiare, mikro-financiare, zyrave noteriale, avokatëve, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe gjithë partnerëve tanë, pa të cilët suksesi ynë nuk do të ishte i mundur.

Urojmë që viti 2025 t’ju sjellë shëndet, lumturi dhe rritje të qëndrueshme në çdo aspekt të jetës dhe biznesit tuaj!

Faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë dhe mezi presim bashkëpunimet e reja në vitin që po vjen.

Për këtë Krishtlindje, ju urojmë momentet më të bukura dhe të paharrueshme me ata që doni. Qofshi gjithmonë të lumtur, t...
25/12/2024

Për këtë Krishtlindje, ju urojmë momentet më të bukura dhe të paharrueshme me ata që doni. Qofshi gjithmonë të lumtur, të suksesshëm dhe të rrethuar nga dashuri dhe shëndet!

Gëzuar Festat! ✨🎄

Tokë në sh*tje në Ferizaj, ZK Jezerc.Sipërfaqja: 24 Ari (2,400 m²)Toka gjendet në zonën kadastrale Jezerc, Komuna e Feri...
03/09/2024

Tokë në sh*tje në Ferizaj, ZK Jezerc.
Sipërfaqja: 24 Ari (2,400 m²)

Toka gjendet në zonën kadastrale Jezerc, Komuna e Ferizajit. Me një sipërfaqe prej 24 ari parcela ka një shfrytzueshmëri të lartë për turizëm, gastronomi dhe investim strategjik. Në pjesën jugore të parcelës ka dalje prej 32 metrave në rrugën “Selman Uka”, rrugë kjo e asfaltuar me gjerësi 5 metra.

Çmimi i pronës me marrëveshje.

Për më shumë informacione, telefono☎
046 686 686
[email protected]

Address

Bregu I Diellit Qendra Tregtare Nr. 57
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partners Real Estate posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Partners Real Estate:

Shortcuts

Share

Category