03/06/2025
🇽🇰 Një tjetër hap drejt energjisë së gjelbër në industrinë kosovare!
🤝 TeraVolti ka kënaqësinë të njoftojë marrëveshjen e re të bashkëpunimit me kompaninë – lider në prodhimin e styroporit në Kosovë.
Me përkushtim ndaj inovacionit, qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së mjedisit, KOSOVAPOR prodhon materiale moderne për izolim termik dhe akustik që përmbushin standardet më të larta europiane në industri. Tani, me instalimin e sistemit solar fotovoltaik nga TeraVolti, kompania po forcon angazhimin e saj drejt një të ardhmeje më të gjelbër, duke ulur njëkohësisht edhe kostot operacionale.
📅 Nga data 1 Qershor 2025, të gjitha bizneset në Kosovë me mbi 50 punëtorë kanë kaluar në tregun e lirë të energjisë, ku çmimet nuk janë më të rregulluara. Investimi në energjinë diellore është mënyra më e sigurt për të mbrojtur kompaninë tuaj nga këto luhatje.
📞 Na kontaktoni për konsultë rreth sistemit tuaj solar:
📧 [email protected] | 📱 +383 48 616 222 | 🌐 www.teravolti.com